Gjykata e posaçme u njoh me informacionin dymujor për hetimet e kryera nga arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj.
Top Channel raporton se prokurorët kanë thënë se gjatë kësaj kohe kanë kryer 114 veprime hetimore mes tyre këqyrje, kontrolle, sekuestro, marrje dëshmish.
Sa i takon kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, nuk ka pasur ndryshim mase sigurie - ai mbetet nën arrest me burg.
SPAK firmos autorizimin, lejon familjarët ta vizitojnë Erion Veliajn në burg • KosovaPress
Gjatë seancës Veliaj mungonte dhe avokati i tij Ermir Beta kërkoi ndryshim të masës.
Akuzat e SPAK, reagon Veliaj: Unë dhe familja ime nuk kemi lidhje me fjalën korrupsion • KosovaPress
Sipas tij asnjë nga këto veprime të kryera nuk kanë lidhje me klientin e tij. Në përfundim të seancës, gjykata deklaroi lënien në fuqi të arrestit me burg.
Ja në cilin paraburgim do të dërgohet Erion Veliaj • KosovaPress
Mes tyre është dorëzuar si veprim hetimor edhe këqyrja e telefonit të oficerit të policisë së burgjeve, prej nga ku u dyshohet se Veliaj kreu një telefonatë, transmeton KosovaPress.
Arrestimi i Veliajt, ky është komenti i Ramës • KosovaPress
Veliaj akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, e cila po hetohet në masë detyrim paraqitje, edhe për mos deklarim pasurie.