Theme
Dayak, insults and lack of deputies, all that happened in the Assembly during 2023
Kuvendi i Kosovës gjatë vitit 2023 u përcoll me mungesë kuorumi, akuza dhe sharje që kulmuan në rrahje të paprecedentë ndërmjet deputetëve të PDK-së dhe disa prej ministrave të kabinetit qeveritar në seancën e 13 korrikut. Polarizimi i tejskajshëm ndërmjet partive politike po konsiderohet se ka dëmtuar punën e legjislativit dhe arritjen e konsensusit për tema nacionale, si dhe për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Në partinë në pushtet akuzojnë opozitën se gjatë tërë vitit ka përdorur kauza fiktive për të dëmtuar mazhorancën. Por të kundërtën e thonë nga opozita, të cilët vlerësojnë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pasur vullnet politik për të bashkëpunuar me opozitën as për çështje të interesit nacional. Opozitarët kritikojnë pushtetin edhe për mos përmbushje të agjendës legjislative, si dhe moslejim të mbikëqyrjes parlamentare. Monitoruesja e punës së Kuvendit të Kosovës, Violeta Haxholli, thotë për KosovaPress se legjislativi gjatë vitit 2023 ka miratuar vetëm 71 ligje apo vetëm 25 për qind të agjendës legjislative të vitit 2023.  Ajo thekson se shumë seanca kanë dështuar për shkak të kuorumit, derisa konsideron se Kuvendi ka dështuar në aspektin e mbikëqyrjes parlamentare ndaj qeverisë. Në anën tjetër, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, thotë për KosovaPress se Kuvendi gjatë këtij viti ka pasur performancë të mirë, por në faza të caktuara ka pasur ngecje, që sipas saj kanë ndodhur kur ka pasur bllokadë nga partitë opozitare. Ajo arsyetohet për mos miratimin as këtë vit të Kodit civil, derisa zotohet se viti i ardhshëm do të ketë një dinamikë të shtuar të punës për të përmbushur premtimet elektorale. Por kritika ndaj mazhorancën në Kuvend adreson deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e cila thotë për KosovaPress se pushteti ka mbetur prapa në përmbushjen e agjendës legjislative, derisa shumica prej ligjeve të miratuara sipas saj kanë shkuar me procedura të përshpejtuara. Siç deklaron ajo edhe përmbajta e ligjeve ka qenë e dobët, andaj disa prej tyre edhe janë dërguar në Gjykatë Kushtetuese, ku përmend Ligjin për fondin sovran. Ndërkaq, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, thotë për KosovaPress, se puna e legjislativit në aspektin përmbajtjesor ka qenë e dobët për shkak të ndërhyrjeve të qeverisë dhe shumicës në Kuvend. Ai përmend bllokimin e disa komisioneve hetimore, që sipas tij nuk ka lejuar mbikëqyrjen parlamentare. Lajmi i plotë në sistemin me parapagim. Kuvendi gjatë vitit 2023 ka mbajtur gjithsej 78 seanca të cilat për shkak të planifikimit të dobët dhe mungesës së deputetëve prodhuan 27 vazhdime, ndërkaq u mbajtën edhe 13 seanca të jashtëzakonshme dhe dy seanca solemne./E.Zeqiri/
More from Topic
Total: 487
This website is maintained and managed by KosovaPress News Agency. KosovaPress holds the reserved copyright rights according to the legal provisions on copyright and intellectual property. Use, modification and distribution for commercial purposes without agreement with KosovaPress is strictly prohibited.
This website application is developed with the support of #SustainMediaProgramme, co-financed by the European Union and the German Government, the part implemented by GIZ, DW Akademie and Internews. Its content is the sole responsibility of KosovaPress and does not necessarily reflect the views of the EU or the German Government.
All rights reserved by APL KosovaPress © 2002-2024