Events
Events of November 23
Komisioni për Legjislacion shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2024, nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 09:00) Komisioni për Arsim shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e  Kosovës për vitin 2024 për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit – vazhdim i mbledhjes së datës 21 janar 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N-225, ora 09:00) Komisioni për Arsim shqyrton Projektligjin për Artin dhe Kulturën. (Kuvendi i Kosovës, salla N-225, ora 09:30) Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës. (Hagë, ora 09:30 - 16:00) Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00) Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje mban takim me Jetish Maloku – kryesues i KPK-së dhe Albart Zogaj – kryesues i KGJK-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00) Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton buxhetin e ZKA-së, i ndarë në Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2024. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00) Mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Podujevës. (Kuvendi Komunal  Podujevë, ora 10:00) Federata e Golfit e Kosovës mban konferencë për media. (Hotel "Sirius", Prishtinë, ora 15:00) Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Prizren organizon shfaqjen e filmit dokumentar “Gjithmonë midis njerëzve”, kushtuar kirurgut Shaqir Shehut që shëroi plagët e luftëtarëve të UÇK-së. (Qendra kulturore “Evropa”, Prizren, ora 13:00) Qendra “Libart” mban bashkëbisedim rreth temës "Njeriu, Zoti, Koha - Perspektiva Filozofike". (Biblioteka "Hivzi Sulejmani", lagjja "Dardania", Prishtinë, ora 19:00) Artpolis dhe DAH Teatër prezantojnë “Gratë Trojane – Replika”. (Teatri “Dodona”, Prishtinë, ora 19:30)
This website is maintained and managed by KosovaPress News Agency. KosovaPress holds the reserved copyright rights according to the legal provisions on copyright and intellectual property. Use, modification and distribution for commercial purposes without agreement with KosovaPress is strictly prohibited.
This website application is developed with the support of #SustainMediaProgramme, co-financed by the European Union and the German Government, the part implemented by GIZ, DW Akademie and Internews. Its content is the sole responsibility of KosovaPress and does not necessarily reflect the views of the EU or the German Government.
All rights reserved by APL KosovaPress © 2002-2024