Theme
Banning the Serbian dinar, Kosovo's budget will have benefits
Buxheti i shtetit do të ketë përfitime, vlerësojnë njohës të ekonomisë pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit serb në vend. Sipas tyre, që nga pavarësia nuk është respektuar neni që përcakton përdorimin e një valute. Të njëjtit presin përmirësim të gjendjes financiare në vend, e po ashtu edhe pasqyrë më të shëndetshme të ekonomisë. Përveç kësaj, përdorimi i dinarit ka qenë antiligjor dhe antikushtetuese. Në nenin 11 të Kushtetutës së Kosovës, thuhet se në Republikën e Kosovës si mjet i vlefshëm pagese përdoret një valutë e vetme, ndërsa me Ligjin për Bankën Qendrore të Kosovës (BQK), po ashtu, thuhet se sipas kërkesës Banka Qendrore do të këmbejë kartëmonedhat dhe monedhat euro. Ani pse vendim i vonuar, ekspertët e ekonomisë thonë për KosovaPress, se ky vendim është i mirëseardhur. Vendos BQK: Nga 1 shkurti, pagesat në Kosovë do të kryhen veç me euro • KosovaPress Njohës i ekonomisë Besnik Avdija thotë se një gjë e tillë duhet të implementohet në mënyrë të kujdesshme. Ai shton se vendimi për ndalimin e dinarit serb nënkupton që transaksionet financiare do të regjistrohen në përputhje me ligjin në fuqi. Edhe eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadrija e vlerëson pozitive vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës. Ai thotë për KosovaPress se shfrytëzimi i dinarit serb ka dëmtuar anën fiskale të ekonomisë së Kosovës. BQK ka vendosur që nga 1 shkurti 2024, valuta e vetme e lejuar për transaksione të pagesave me para të gatshme në Kosovë do të jetë euro, derisa në vendim kanë theksuar se po ashtu se BQK-ja është autoriteti i vetëm monetar që mund të vendosë për denominimet e lejuara të valutës euro për qarkullim në Kosovë. “Valuta e vetme e lejuar të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Republikën e Kosovës është euro, si valutë e vetme edhe në kuptim të nenit 11 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe neneve 16, 17 dhe 18 të Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës”, thuhet në nenin 35 të kësaj rregulloreje. Kosova humb miliona euro nga përdorimi i dinarit serb • KosovaPress Në anën tjetër, për vendimin e BQK-së ka reaguar gjatë ditës së djeshme edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, saying that "this action of Kurti would mean not a silent, but a loud departure of the Serbs from Kosovo". In Kosovo, in all settlements with a Serbian majority, the Serbian dinar is used to make payments. The pensions that Serbs receive from Serbia, as well as child allowances and social benefits, are paid with dinars. Also, in areas where Serbs live, dinars are used in commercial establishments, while in the four municipalities with a Serbian majority in the north, prices are in dinars. /E.Krasniqi/ Full news in the prepaid system.
This website is maintained and managed by KosovaPress News Agency. KosovaPress holds the reserved copyright rights according to the legal provisions on copyright and intellectual property. Use, modification and distribution for commercial purposes without agreement with KosovaPress is strictly prohibited.
This website application is developed with the support of #SustainMediaProgramme, co-financed by the European Union and the German Government, the part implemented by GIZ, DW Akademie and Internews. Its content is the sole responsibility of KosovaPress and does not necessarily reflect the views of the EU or the German Government.
All rights reserved by APL KosovaPress © 2002-2024