Theme
The vote for the removal of the Albanian presidents, this is what the northern Serbs say
Qytetarët serbë të veriut të Kosovës janë shprehur të gatshëm të marrin pjesë në votimin për largimin e kryetarëve shqiptarë të katër komunave veriore që do të mbahet më 21 prill. Ata gjatë një bashkëbisedimi për KosovaPress, kanë thënë se vendimi i KQZ-së për organizimin e votimit është i drejtë, ndërsa u shprehën të bindur se procesi do të jetë i suksesshëm, sepse pjesa më e madhe e tyre do të dalin në këto votime. Mirosllav Llaketiq, pensionist nga veriu i Mitrovicës, tha se ka qenë gabim bojkotimi i zgjedhjeve nga ana e qytetarëve të veriut dhe se tani ata janë vetëdijesuar. Gordana Vllajiq, qytetare nga veriu i Mitrovicës, bëri të ditur se do të votojë më 21 prill për largimin e kryetarit të veriut të Mitrovicës. Sipas saj, suksesi i këtij procesi varet nga marrëveshja në mes të politikanëve të Kosovës dhe Serbisë, por nuk ka përmendur emra konkretë. Edhe Savo Dragoviq, një qytetar tjetër nga kjo pjesë e Mitrovicës, tha se do të dëshironte shumë që në këto votime të dalin më shumë se gjysma e qytetarëve me të drejtë vote, në mënyrë që ky proces të jetë i suksesshëm. Në anën tjetër, analisti serb i cili jeton në veri, Branisllav Kërstiq, vendimin për mbajtjen e votimit e ka quajtur ofertë pozitive për komunitetin serb të veriut. Sipas tij, mundësia e votimit përmes postës është faktor shumë i rëndësishëm për serbët, sepse duke pasur parasysh largimin e një numri të konsiderueshëm të tyre nga Kosova, nuk do të arrihej numri i nevojshëm 50 përqind plus një votë, sidomos në Mitrovicën Veriore dhe Zubin Potok. Ai potencoi se pjesa më e madhe e qytetarëve serbë në veri, tashmë e kanë kuptuar realitetin e ri në Kosovë dhe do të dalin në votimet e 21 prillit. Ndryshe, për largimin e kryetarëve të komunave në veri të vendit do të duhen 50 përqind plus një votë e qytetarëve dhe në rast të plotësimit të këtij numri, do të konsiderohet  se kryetarët e komunave janë larguar nga funksioni i tyre.
More from Topic
Total: 483
This website is maintained and managed by KosovaPress News Agency. KosovaPress holds the reserved copyright rights according to the legal provisions on copyright and intellectual property. Use, modification and distribution for commercial purposes without agreement with KosovaPress is strictly prohibited.
This website application is developed with the support of #SustainMediaProgramme, co-financed by the European Union and the German Government, the part implemented by GIZ, DW Akademie and Internews. Its content is the sole responsibility of KosovaPress and does not necessarily reflect the views of the EU or the German Government.
All rights reserved by APL KosovaPress © 2002-2024