Vrasje në Prizren

prev next
 
Prizren E premte, 12 Tetor 2012 12:40

Një rrahje e para një jave dhe dehja nga alkooli kanë qenë shkaktare të një përleshjeje në Prizren, e cila ka rezultuar me vrasjen e një personi. Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Sipas policisë, rreth orës 23:00, në rrugën “Sali Bytyçi” në Lagjen “Bajram Curri” në Prizren ka ndodhur një përleshje fizike në mes të pesë personave të dyshuar në të cilën janë përdorë armë të zjarrit, mjete të forta dhe thika.

Hetues rajonal, krim teknika, prokurori dhe Drejtori Rajonal kanë kryer hetimet fillestare në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se të dyshuarit Alemi Gavazaj nga fshati Zhur, Fadil Dema nga lagjja Tusus dhe viktima Qazim Brahaj nga Arbana, të gjithë nën ndikim të alkoolit kanë shkuar në Prizren, në lagjen “Bajram Curri” për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet me të dyshuarin Xhelbrim Xhoxhën.

Më tej komunikata sqaron rastin se gjatë rrugës, të njëjtit e marrin me vete edhe Fazli Saramatin (edhe ky i dyshuar) për të ndërmjetësuar. Me të arritur në vendin e ngjarjes plasë sherri ngase edhe Xhelbrimi ishte nën ndikim të alkoolit.

Sipas hetimeve të para, policia thotë se dyshohet që Xhelbrimi pasi ishte sulmuar, ka nxjerrë një pistoletë nga brezi dhe ka shtënë në drejtim të sulmuesve duke e vrarë Qazim Brahën.

Ndërsa lëndime nga mjetet e forta ka pësuar Alemi Gavazaj dhe Xhelbrim Xhoxhaj. Policia ka sekuestruar një pistoletë të llojit “Crvena Zatava” për të cilën dyshohet se është përdor në këtë rast.

Policia ka arrestuar katër të dyshuarit, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për autopsi.

Si shkas për këtë thuhet të jetë një rrahje e para një jave me ç’ rast policia ka arrestuar tre të dyshuar të cilët ende po mbahen në paraburgim.

Policia thekson se të dyshuarit janë të njohur për policinë, sepse shumica prej tyre janë të përfshirë në aktivitete kriminale e që ndërlidhen me restorantin “Pojata” në Landovicë. Hetues policorë po mbledhin dëshmi për ta zbardhur rastin, ndërsa pritet që të kryhen edhe arrestime tjera. /M. Mulaj/

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë