• Lajmi
  • KosovaPress, 17 Tetor 2006 16:15

Shoqata e të Burgosurve Politik të Kosovës kërkon lirimin e Naser Shatrit

 
Të ngjajshëm

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ibrahim Selmanaj, tha të martën se shpreson që Ligji për ish të dënuarit politikë do të hartohet dhe do të procedohet në Kuvendin e Kosovës gjatë vitit të ardhshëm.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ibrahim Selmanaj, tha të martën se shpreson që Ligji për ish të dënuarit politikë do të hartohet dhe do të procedohet në Kuvendin e Kosovës gjatë vitit të ardhshëm.

Ai tha kështu gjatë një takimi me një delegacion nga Shoqata e të Burgosurve Politik të Kosovës, që kryesohej nga Bali Dervishi, anëtar i kryesisë, të cilin e ka njohur me angazhimet që po bën ministria që ai drejton për infrastrukturën ligjore dhe vështirësitë që dalin në implementimin e ligjeve, kryesisht për shkak të implikimeve buxhetore.

Ndërkaq, Dervishi ka parashtruar kërkesa konkrete që kanë të bëjnë me aprovimin e Ligjit për ish-të burgosurit politikë, caktimin e një lokacioni për akomodimin e kryesisë qendrore të shoqatës, punësimin e ish të dënuarve politik në Departamentin e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës, lirimin nga participimi i kësaj kategorie në shërbimet shëndetësore. U kërkua edhe ndarja e një sasie të hollash për ngritjen e një pllake përkujtimore në Burgun e Dubravës.

Përfaqësuesit e Shoqatës së të Burgosurve Politik të Kosovës, kërkuan që përmes ministrit Selmanaj të ngrihet zëri i protestës për burgosjen e veprimtarit Naser Shatri dhe kanë kërkuar që të njoftohen të gjitha instancat vendore dhe ndërkombëtare se kjo shoqatë kërkon lirimin e menjëhershëm të Shatri, i cili padrejtësisht po mbahet i arrestuar, njofton Zyra e informacionit pranë MPMS-së.