Shënohet Epopeja e UÇK-së në Gllogjan

prev next
 
Deçan E shtune, 24 Mars 2012 13:24

Sot në Gllogjan është shënuar manifestimi “Epopeja e UÇK-së”, ku përveç mijëra qytetarëve dhe ish-luftëtarëve, të pranishëm ishin edhe anëtarët e familjes Haradinaj, pastaj Rifat Jashari, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, përfaqësues të partive politike në Kosovë dhe troje të tjera shqiptare.

Kjo datë shënohet si kujtim për rezistencën me rastin e sulmit mbi familjen Haradinaj në vitin 2008. Ky sulm i forcave serbe erdhi menjëherë pas atij në Prekaz. Forcat serbe atëbotë kishin për synim të shkatërronin edhe bazën tjetër të UÇK-së.

Në këtë përleshje të armatosur ranë dëshmor tre bijë të këtij vendi.

Në fjalën e tij, Rifat Jashari ka thënë se ata që dhënë jetën për Kosovë duhet të kujtohet përgjithmonë.

Ndryshe edhe ky përvjetor organizohet pa praninë e liderit Ramush Haradinaj,i cili padrejtësisht po mbahet në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë