• Lajmi
  • KosovaPress, 08 Mars 2012 16:38

Serbia ende pa hartë në webfaqen e BE-së

prev next
 
Të ngjajshëm

Pas shkrimeve të disa ditëve, kur në webfaqen zyrtare të BE-së, harta e Serbisë ishte pa Kosovën, një ditë më vonë, e njëjta hartë ishte hequr nga kjo faqe, kështu që linku i Serbisë, si vend kandidat, ishte jashtë funksionit.

Faqja e internetit në http://europa.eu/about-eu/countries/index_en.htm, tani funksionon por pa hartën e Serbisë. Më parë aty ndodhej harta e saj, por pa Kosovën, ndërkohë që pas reagimeve në Beograd, zyrtarë të BE-së, patën deklaruar se bëhej fjalë për një gabim teknik.

Në hartën e madhe të Evropës, po në këtë webfaqe zyrtare të BE-së, vendet anëtare të BE-së janë paraqitur me ngjyrë të verdhë, vendet kandidate me të kaltër, përderisa vendet e tjera me ngjyrë hiri, përfshirë edhe Kosovën.