Rruga e bërllokut (Video)

prev next
 
Prishtinë E hënë, 04 Mars 2013 15:12

Rruga “Rrustem Statovci” e kryeqytetit të Prishtinës ka marrë një pamje jo të mirë, pasi që përgjatë gjithë kësaj rruge shihen qese të mëdha të bërllokut të cilat i kanë hedhur qytetarët.

Edhe pse kontejnerët duken afër kësaj rruge, konkretisht te parku i qytetit, ata zgjedhin rrugën për t’i hedhur mbeturinat.

Kosovapress ka incizuar këtë rrugë ku shihen qese të mëdha me mbeturina të lëna pranë shtyllave elektrike, në trotuar si dhe para dyerve të tyre të hyrjes. /Kosovapress/

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë