• Lajmi
  • KosovaPress, 04 Maj 2012 16:31

Protestë kundër aksionit

prev next
 
Të ngjajshëm

Mijëra qytetarë sot kanë protestuar në Shkup ndaj arrestimeve të fundit të shqiptarëve, disa nga të cilët, nga policia maqedone, akuzohen si kryesit e vrasjes së pesëfishtë në Smilkovicë.

Protesta ka filluar para xhamisë së Jahja Pashës, prej ku u drejtuan drejt Bit Pazarit dhe Pallatit Gjyqësor, e më pas protestuesit kanë vazhduar drejt Qeverisë së Maqedonisë.

Pjesëmarrësit në protestë kanë brohoritur parulla si "Shqiptarët janë vetëm mysliman dhe nuk janë terroristë" dhe "Nuk do lejojmë të kalojnë proceset e montuara".

Protestuesit kanë pohuar se protesta është organizuar në mënyrë spontane përmes rrjeteve sociale.

Pas përfunditmit të protestës, disa nga protestuesit janë nisur drejt Komunës së Çairit, objektin e së cilës e kanë goditur me gurë dhe gjësende të tjera, duke thyer xhamat e saj, shkruajnë mediet nga Shkupi. .

Policia, për momentin po heton rastin dhe ka bllokuar rrugën që çon drejt Komunës, ndërsa protestuesit janë shpërndarë.