Një i vdekur dhe tre të plagosur në Besianë

prev next
 
Besianë E premte, 02 Mars 2012 11:12

Vritet para shtëpisë së vet një i ri i moshës rreth 30 vjeç i familjes Sinani, ndërsa plagosen rënd dy prindërit e tij dhe vëllai. Ngjarja tragjike ka ndodhur në hyrje të fshatit Llapashticë.

Vrasjen e ka konfirmuar edhe komandanti i stacionit policor në Besianë, Naim Latifi.

Autori i vrasjes është dorëzuar vetë në stacionin policor në Besianë, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Të plagosurit janë dërguar në qendrën e mjekësisë familjare në Besianë dhe më pastaj janë dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas policisë, ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje. (Kosovapress)

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë