• Lajmi
  • KosovaPress, 10 Maj 2012 16:15

Nikoliq kërkon anulimin e zgjedhjeve

prev next
 
Të ngjajshëm

Kandidati për president të Serbisë dhe kryetari i Partisë Përparimtare Serbe, Tomisllav Nikoliq ka deklaruar se zgjedhjet duhet anuluar dhe Partinë Demokratike, për shkak të vjedhjeve të organizuara, më nuk do të duhej lejuar të merrte pjesë në kurrfarë zgjedhje.

Partia Demokratike për shkak të vjedhjeve të organizuara në zgjedhje më nuk duhet lejuar në zgjedhje.

“I kemi zënë në vjedhje të fletëvotimeve dhe do të tregojmë se pse nuk kemi fituar me dallim prej 15%, aq sa përafërsisht është fuqia jonë”, ka thënë Nikoliq gjatë një takimi me të rinj, raportojnë mediet serbe.

Nikoliq ka akuzuar pushtetin se në listat zgjedhore ka futur 500 000 që nuk ekzistojnë dhe të vdekur pasi ata nuk mund të ankohen, ndërsa më pas ka plotësuar këto fletëvotime.