Mustafa: Ndërkombëtarët kanë bërë presion (me video)

prev next
 
Prishtinë E hënë, 21 Maj 2012 13:52

Si pasojë e presionit nga faktori ndërkombëtar, janë mbajtur zgjedhjet për president të Serbisë në territorin e vendit dhe ky është cenim i integritetit të vendit, ka thënë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Ai të hënën, ka bërë me dije se zgjedhjet është dashtë të mbahen në territorin e Serbisë, e atyre që kanë dyshtetësi t’u mundësohet të shkojnë të votojnë atje.

Sa i përket fitores së Tomisllav Nikoliq, Mustafa ka thënë se me rëndësi është të ndiqet drejtimi evropian, pa dallim kush fiton.

Por, është shprehur që zgjedhjet e mbajtura në Kosovë edhe pse kanë kaluar pa probleme nuk duhet të ndodhin më.

“Ato janë lejuar në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, e natyrës nuk ka qenë që të mbahen në Kosovës, e natyrës ka qenë që të mbahen në territorin e Serbisë dhe që qytetarëve kosovar që i kanë dyshtetësi t’u mundësohet që të shkojnë të votojnë atje, ka qenë një presion i ndërkombëtarëve, i OSCE-së dhe i faktorit ndërkombëtar këtu, janë kryer pa ndonjë problem, por megjithatë është një cenim i integritetit të Kosovës, dhe është një cenim i rregullimit kushtetues tonit që nuk duhet të përsëritet më”, ka thënë ai.

Duke folur për Tomisllav Nikoliq, i cili tashmë është zgjedhur president i Serbisë, dhe ka thënë se Serbia do të vazhdojë rrugën kanë integrimi në BE, Mustafa e ka quajtur deklaratë shpresëdhënëse këtë.

Sipas tij, e rëndësishme që të ndiqet ajo rrugë, dhe që të cilido që fiton të jetë përgjegjës para qytetarëve të vendit të tij.

“Unë mendojë se përgjegjësit dhe ata që kanë fituar zgjedhjet në Serbi do të jenë përgjegjës edhe para qytetarëve të Serbisë edhe para komunitetit evropian dhe nuk do ta keqpërdorim votën që e kanë fituar, prandaj për mua është shpresëdhënëse edhe deklarate sotme që tha se do ta mbajnë drejtimin evropian, sepse çdo drejtim tjetër edhe çdo orientim jo evropian do ti dëmtonte proceset demokratike dhe proceset integruese, por edhe bisedimet dhe marrëveshjet që janë bërë deri më tani, dhe ato që presim të bëhen në zgjidhjen e problemeve konkrete të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.

Këto deklarata, kreu i LDK-së i ka bërë gjatë vizitës që i ka bërë panairit të ushqimeve dhe artizanateve të grave./T.Gashi/

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë