Minipark pranë lumit Ibër

prev next
 
Mitrovicë E martë, 24 Prill 2012 16:15

Të martën në ‘Kejin’ pranë urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, në një gjatësi prej rreth 200 metrash, janë mbjell drunj dekorativ, bredha, pisha, shkurre dhe fidane tjera me vlerë rreth 4500 euro, të cilat janë vlerësuar pozitivisht nga shumë qytetarë mitrovicas.

Gani Rrustemi, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Pyjeve në Mitrovicë, ka thënë për Kosovapress se ky është vetëm një projekt në mesin e shumë projekteve tjera të drejtorisë që ai udhëheq, për të cilët Drejtoria dhe komuna janë duke u përkujdesur vazhdimisht.

“Duke pasur parasysh nevojën e gjelbërimit dhe ambientit ku jetojmë, e kemi parë të rrugës që këtë hapësirë përskaj Ibrit ta rifreskojmë me disa bimë dhe ta shndërrojmë në një mini park ku qytetarët do të kenë mundësinë të pushojnë”, ka thënë Rrustemi.

Ai ka apeluar tek qytetarët që të kujdesen më shumë për këtë ambient, pasi që është obligim i të gjithëve ta mbajnë pastër ambientin përreth tyre.

Kompania e cila ka marrë për obligim gjelbërimin e hapësirës së ‘Kejit’ është “Ambienti. G’ nga Mitrovica.

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë