• Lajmi
  • KosovaPress, 11 Maj 2012 12:23

Marty dëshmon më 18 qershor

prev next
 
Të ngjajshëm

Ish-senatori zviceran dhe anëtari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty, pritet që më 18 qershor të dëshmojë në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë në rastin e njohur si “Medicus”.

Kryetari i trupit gjykues në rastin “Medicus”, Arkadiush Sadek, ka thënë për mediet serbe se ende nuk e di nëse Marty do të vijë personalisht për të dëshmuar në gjykim, apo këtë do ta bëjë përmes “video linkut”.

Avokatët mbrojtës janë të bindur se Marty nuk do të vijë në Kosovë për të dëshmuar për këtë rast.

Në rastin “Medicus” janë të akuzuar disa mjek vendorë dhe të huaj, të cilët kanë bërë transplantim të veshkave pa licencë.

Ky rast i është futur gjykimit, pasi që disa dëshmitarë, që mendohet se ishin viktima të transplantimit të veshkave dhe të cilëve nuk u janë dhënë paratë e premtuara për shitje të veshkës, kanë dëshmuar dhe për këtë rast.