Kosova t’i bashkohet “Kartës së Adriatikut”

prev next
 
Shkup E enjte, 29 Mars 2012 21:05

Në Shkup është mbajtur një takim i ministrave të mbrojtjes të vendeve pjesëmarrëse në ”Kartën e Adriatikut”, një nismë që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara, e cila e ndihmon përgatitjen e vendeve për anëtarësim në NATO.

Zyrtarja në Departamentin amerikan të mbrojtes, Seleste Valander, theksoi se Shtetet e Bashkuara e mbështesin politikën e derës së hapur për pranim në NATO të vendeve të Evropës Juglindore.

Në këtë takim mori pjesë edhe Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, i cili theksoi se beson se është koha që Kosova t’i bashkohet këtij grupi për tu dëgjuar zëri i saj.

Sipas tij, Kosova do të kontribuoj për paqe dhe stabilitet në rajon. Pjesëmarrësit e kanë nënshkruar një Deklaratë të përbashkët.

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë