I lumtur që Juve u plasua në finale

prev next
 
Torino E mërkurë, 21 Mars 2012 12:56

Sulmuesi i Juventusit, malazezi Mirko Vuçiniç ka pranuar se Milan i ka shkaktuar probleme të mëdha skuadrës së tij në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Juve dhe Milan mbrëmë luajtën baras 2:2, në takimin e kthimit të kësaj gare, ndërsa “Zonja e Vjetër”, falë fitores në sfidën e parë prej 2:1, është kualifikuar për në finalen e Kupës së Italisë. Sulmuesi malazez realizoi golin e dytë për “bianconerët”.

“Milan na ka shkaktuar probleme duke në vënë në vështirësi, sidomos në posedimin e topit. Por ne arritëm të përfundojmë këtë ndeshje në favor tonin më shumë angazhim dhe sakrificën e gjithë skuadrës”, ka thënë Vuçiniç.

“Angazhimi ynë u shpërblye në lojën shtese. Gjeja më e rëndësishme është që ekipi mori rezultatin e dëshiruar. Kjo mbrëmje ishte e mirë për ne”, tha ai. Juventus në finalen e Kupës së Italisë do të takohet më fituesin e ndeshjes Siena-Napoli.

 
 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë