• Lajmi
  • KosovaPress, 25 Maj 2013 20:35

Hezbollah premton “fitore” në Siri

prev next
 
Të ngjajshëm

(I plottësuar) Lideri i grupit terrorist Hezbollah, ka premtuar përkrahjen e tij për presidentin sirian Bashar Al Assad.

“Kjo betejë është e jona dhe ju premtoi fitore”, ka thënë ai nga një vend i panjohur.

.........

Siri, qyteti Quisair bombardohet nga ushtria

Quisair, (Kosovapress) 25 Maj 2013 17:44

Janë shtuar luftimet në qytetin strategjik të Sirisë, Quisair.

Ushtria e cila kishte nisur një ofensivë për të rimarrë këtë qytet të dielën e kaluar ka njoftuar se ka nisur një ofensive të trefishtë në qytetin e kontrolluar nga rebelët.

Ndërkohë rebelët kanë njoftuar se janë nën bombardime nga militantët e Hezbollahut të cilët mbështesin qeverinë siriane.

Lideri i grupit kryesor të opozitës ka bërë me dije se do të marrë pjesë në konferencën për paqe për Sirinë vetëm nëse largohet lideri sirian.

Konferenca ndërkombëtare, e thirrur nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbahet muajin e ardhshëm në Gjenevë.

Opozita e ka mirëpritur këtë konferencë por kërkojnë fillimisht largimin e Bashar Al Assad.