Hapet mbledhja vjetore e Forumit të Boaos

prev next
 
Pekin E hënë, 02 Prill 2012 21:06

Më 2 prill nisi në Hainan të Kinës mbledhja vjetore e Forumit Aziatik të Boaos për vitin 2012. Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e hapjes, zv.kryeministri kinez Li Keqiang shtjelloi mënyrat e hapjes së Azisë dhe të Kinës nëpërmjet tre pikave: "Hapja e Azisë", "Reforma dhe hapja e Kinës" dhe "Zgjerimi i hapjes së Kinës me Azinë", duke theksuar se hapja e bashkëpunimi janë rrugë me leverdi të ndërsjellë. Ai tha gjithashtu se gjendja e përgjithshme e ekonomisë kineze është e mirë, prirja e zhvillimit nuk ka ndryshuar dhe Kina ka kushte të ruajë zhvillimin e shpejtë dhe të qëndrueshëm ekonomik.

Tema kryesore e forumit sivjet është "Azia në ndryshim, drejt zhvillimit të shëndetshëm dhe të vazhdueshëm". Zv.kryeministri Li Keqiang u shpreh se zhvillimi i Azisë ndodhet përballë rasteve e sfidave, por rastet janë më të shumta se sfidat. Ai paraqiti pesë propozime për nxitjen e zhvillimit të shëndetshëm dhe të vazhdueshëm të Azisë, që përfshijnë nxitjen e rritjes së brendshme, këmbënguljen në hapjen, arritjen e përfitimeve të ndërsjella, unitetin dhe zhvillimin paqësor. Li Keqiang tha:

"Në të kaluarën rritja e shpejtë e ekonomisë aziatike është arritur nëpërmjet hapjes. Edhe në të ardhmen Azia duhet të vazhdojë t'i përmbahet hapjes për të realizuar zhvillimin e mëtejshëm."

Numri dy i qeverisë kineze tha se vendet e ndryshme aziatike duhet të ruajnë kontaktet e bashkërendimin në problemet e rëndësishme ndërkombëtare e rajonale, duke përballuar aktivisht sfidat globale.

Në procesin e përballimit të krizës financiare ndërkombëtare, ekonomia aziatike ka filluar e para rimëkëmbjen. Tani vëllimi i përgjithshëm i kësaj ekonomie zë mbi 30 % të vëllimit të përgjithshëm botëror dhe Azia është bërë rajoni me numrin më të shumtë të ekonomive të reja në botë dhe potenciali i zhvillimit të ardhshëm është mjaft i madh.

Drejtorja e Institutit Kinez të Studimit të Ekonomisë Botërore Chen Fengying është e mendimit se në fjalimin e z. Li Keqiang vihet theksi në marrëdhëniet mes Kinës e Azisë dhe mes Azisë e botës. Gjatë globalizimit, Kina, Azia dhe bota janë të ndërlidhura ngushtë. Ajo tha:

"Në procesin e globalizimit Azia po fuqizohet. Azia ka forca ta udhëheqë rimëkëmbjen e ekonomisë botërore."

Z. Li Keqiang tha gjithashtu se Kina do të vazhdojë të nxitë zhvillimin e vazhdueshëm ekonomik e shoqëror. Për të hequr pengesat gjatë këtij procesi, duhet të zhvillohet reforma e gjithanshme. Ai vuri në dukje se tani reforma në Kinë ka hyrë në një etapë kyçe:

"Do të thellojmë reformën në fushën e taksave, të financave, të çmimeve, të të ardhurave, të ndërmarrjeve etj., do të punojmë që tregu të luajë plotësisht rolin e vet bazë në përdorimin e burimeve, duke krijuar risi për të forcuar gjallërinë e zhvillimit."

Në fjalimin e vet z. Li theksoi gjithashtu se Kina e konsideron zgjerimin e hapjes me Azinë si një pikë strategjike në politikën e hapjes me botën e jashtme. Kina do të nxitë krijimin e sistemit të bashkëpunimit rajonal dypalësh e shumëpalësh, duke forcuar bashkëpunimin në sektorët e rinj e në fusha të tjera.

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë