• Lajmi
  • KosovaPress, 12 Shtator 2012 21:40

Falcao shkëlqen edhe me kombëtaren

prev next
 
Të ngjajshëm

Radamel Falcao nuk është protagonist vetëm me Atletico Madridin. Pasi shkëlqeu në Superkupën e Evropës ndaj Chelseat, ku realizoi tre gola, sulmuesi kolumbian është akteri kryesor edhe në përfaqësuese.

Ai ishte vendimtar edhe në ndeshje me Kilin, në kualifikimet për Botërorin 2014.

“Fitorja ishte shpërblim i pjekurisë dhe nivelit që e ka arritur Kombëtarja ynë. Kili ka ekip mjaft të mirë, por ne po punojmë fort dhe frytet po vërehen”, theksoi ish futbollisti i Portos, i cili synon që me ekipin jug-amerikan të jetë pjesë e kompeticionit që do të mbahet në Brazil, pas dy vjetësh.