• Lajmi
  • KosovaPress, 25 Shkurt 2013 11:17

Elkos Group, prezanton 400 automjete transportuese (Video)

prev next
 
Të ngjajshëm

“Elkos Group”, ka prezantuar 400 automjete transportuese, me të cilat punëtorët e kësaj kompanie, bëjnë distribuimin dhe furnizimin e të gjitha pikave shitëse në Kosovë.

Arsim Selmonmusa, menaxher në “Elkos” thotë se ata po prezantojnë infrastrukturën transportuese të automjeteve, që Elkos Goup posedon, e me të cilat bëhet furnizimi i të gjitha pikave shitëse, të kësaj kompanie.

“Si pjesë të aktivitetit sot e kemi prezantuar firmën, infrastrukturën transportuese të automjeteve që posedojmë, vetëm departamenti i Elkos Grup, ku një pjesë e kompanisë, siç dihet kompania identifikohet me ETC-në, Elkos Centre dhe shumë departamente tjera. Kjo është një ekip, e cila bënë distribuimin dhe furnizimin e të gjitha pikave në Kosovë, shitjeve me shumicë dhe stafi i cili është i përfshirë diku rreth 300 vetë, duke përfshirë dhe automjete diku rreth 400 autonjete transportuese dhe stafit shitës ”, pohoi ai./Kosovapress/