• Lajmi
  • KosovaPress, 29 Prill 2012 12:12

E vlerësojnë procesin si festë për Ferizajn

prev next
 
Të ngjajshëm

Kandidatet për kryetar të Ferizajt, pas hedhjes së votës së tyre, u kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime, ndërsa procesin zgjedhor e vlerësojnë si festë për Ferizajn.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, menjëherë pasi e ka hedhur votën e tij në Qendrën zgjedhore në Shkollën Fillore "Konstadin Kristoforidhi" të Nerodimes së Epërme, ka thënë se vota e secilit qytetar për qon mesazhin më të mirë për një të ardhme me të mirë.

Ai i ka falënderuara qytetarët e Ferizajt për zgjedhjet që po mbahen dhe kulturën e lartë që po manifestojnë gjatë tërë këtij procesi zgjedhor, duke i ftuar ata që më të njëjtin dinjitet dhe ndershmëri të jenë deri në fund pjesë e këtij procesi.

"Secila votë është manifestim i demokracisë, mënyra më e mirë për të festuar, andaj mendoj se duhet me dal masovikisht në zgjedhje", ka thënë Aliu.

Kandidati i PDK-së, Agim Aliu, ka thënë se secili qytetar që voton është pjesë e ndryshimeve, pjesë e vendimeve në të mirë të të gjithë qytetarëve teë komunës së Ferizajt.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Ferizajt, Adem Salihaj pohoi se shpreson që procesi zgjedhor në Ferizaj, i cili po zhvillohet sot, të rrjedhë pa probleme dhe se qytetarët sa më masovikisht të shkojnë tek kutitë e votimit, për ta shprehur vullnetin e tyre.

“Qytetarët sa më masovisht të vijnë tek kutitë e votimit dhe ta shprehin vullnetin e tyre. Sepse këto zgjedhje, janë për ta dhe është interesi primar i tyre. Shpresojë që bashkërisht të shkojmë në një proces zgjedhor të suksesshëm dhe bashkërisht të kemi një fitore për Ferizajn dhe për qytetarët e Ferizajt. Unë Shpreh bindjen, që ne do të punojmë vazhdimisht bashkë , që Ferizaj të jetë ai që dëshirojnë qytetarët e Ferizajt dhe çdo gjë të shkojë mbarë siç edhe shpresoj se do të shkojë”, pohoi ai.

Edhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli gjatë paradites ka votuar në Qendrën votues në Shkollën Fillore "Ahmet Hoxha", ndërsa ketë proces e ka vlerësuar si festë për gjithë qytetarët e komunës së Ferizajt.

"Kjo është festë për Ferizajn, festë për Kosovën", ka thënë Topalli, i cili ka kërkuar nga qytetarët që këtij procesi t'i përgjigjen sa ma masovisht./Kosovapress/