• Lajmi
  • KosovaPress, 27 Prill 2012 13:36

Këshilltarët e LDK-së vetëm si spektatorë

prev next
 
Të ngjajshëm

Këshilltarët e LDK-së, partisë më të madhe opozitare, në seancës së sotme të Kuvendit Komunal të Mitrovicës kanë vendosur jenë vetëm si spektatorë. Sipas tyre, toka e dhënë në shfrytëzim pa plan, pastaj mos transparenca e shpenzimeve të mjeteve materiale, si dhe disa çështje tjera që po bëhen nga ana e autoriteteve komunale në Mitrovicë, janë disa nga arsyet e këtij vendimi për bojkotim të seancës.

Këtij bojkoti i është bashkëngjitur edhe Nysret Maxhera, kandidati i vetëm që ka hyrë në Kuvend atëkohë fal votave të qytetarëve për partinë Ora.

Murteza Berisha, shef i grupit parlamentar të LDK-së, ka thënë se në këtë seancë ata do të jenë të pranishëm, por jo aktiv, duke përmendur arsye edhe informatën me vonesë të kryetarit të komunës për gjendjen e krijuar në veri tri javë pas vrasjes së Selver Haradinajt, për çka, siç u shpreh ai, është dashur të mbahet seancë e jashtëzakonshme.

Ai ka paralajmëruar se në rast se gjërat nuk ndryshojnë atëherë këshilltarët e LDK-së do të ndërmarrin masa tjera për seancën e radhës, pa precizuar se për çfarë masash është fjala. /Kosovapress/