West paralajmëron incizime dhe dëshmi në rastin “Thaçi” 2
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
West paralajmëron incizime dhe dëshmi në rastin “Thaçi” 2
27/02/2026 - 12:38
Linku u kopjua

Kryeprokurorja Kimberly West gjatë fjalës hyrëse tha se Hashim Thaçi në mënyrë sistematike ka vazhduar që të ndërhyjë te dëshmitarët dhe ka shkelur të gjitha urdhrat e gjykatës të cilat kanë synuar mbrojtjen e informacionit konfidencial.

West në gjykatoren e Hagës, tha se ishin përpjekjet e Hashim Thaçit dhe të akuzuarve të tjerë për të minuar punën e gjykatës.

“Hashim Thaçi është i akuzuar se në mënyrë sistematike ka vazhduar që të ndërhyjë me këto dëshmi të dëshmitarëve dhe ka dhunuar të gjitha urdhrat e gjykatës të cilat kanë synuar mbrojtjen e informacionit konfidencial të bashkakuzuarit kanë marrë pjesë në mënyrë të paligjshme në këto krime.”, tha ajo.

Kryeprokurorja, Kimberly West tha se incizimet do të tregojnë besnikërinë që kishin të akuzuarit tjerë karshi Thaçit dhe qëllimin e vetëm për pengim të drejtësisë.

West tregoi për veprimet e paligjshme të Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit.

“Incizimet do të tregojnë influencën e Hashim Thaçit mbi të bashkakuzuarit dhe gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në atë plan. Në rastin e Fadil Fazliu ai dha sugjerimet e tij se çfarë duhet të thonin dëshmitarët dhe shfrytëzoi edhe djalin e tij për të ndihmua për të arritur këtë qëllim. Isni Kilaj mori nga Thaçi edhe nga qendra e paraburgimit kopje të deklaratave paraprake konfidenciale me qëllim që të ndërhynte në dëshminë e tyre këto dokumente janë konfiskuar nga shtëpia e Kilaj. Smakaj u bashkua me përpjekjet e Thaçit për të përbuzur disa dëshmitarë dhe mori një dokument të printuar 10 faqe që tregonte përgjegjësinë penale të Thaçin në faqen 6 dhe ishte në përputhje me udhëzimet që kishte dhënë Thaçi dhe ky dokument është konfiskuar në makinën e tij. Kuçi ka dhënë në mënyrë të vazhdueshme sugjerimet e tij se çfarë duhet të thonin dëshmitarët e shënjestuar me qëllim që ai të ishte për përfitim të Thaçit”, tha ajo.

Kryeprokurorja, West tha se çështja ka të bëjë me audio-incizime, të bisedave mes Thaçit dhe të akuzuarve të tjerë dhe dokumenteve që kanë këmbyer.

“Kjo çështje ka të bëjë me audio-incizime dokumentet ë konfiskuara në zyrat e akuzuarve duke folur me njëri tjetrin dhe  dokumente që kanë shkëmbyer dhe pjesë e rëndësishme e kësaj çështje gjyqësore do të ishte edhe përcaktimi  se çfarë kanë pas parasysh me fjalët e tyre.. Kjo çështje nuk ka të bëjë me mbrojtjen legjitime të Hashim Thaçi në gjyqin për krime luftë. Hashim Thaçi ka një ekip të madh mbrojtje në atë gjykim dhe ka pas qasje të pakontrolluar me anëtarë e ekipit të tij përmes takimeve. Asnjë prej këtyre takimeve nuk janë regjistruar askush përveç Thaçit dhe mbrojtjes së tij nuk e di se çfarë është thënë aty”, tha ai.

Edhe në seancën e sotme Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit u deklaruan të pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026