PDK premton në Krushë investime në bujqësi

prev next
 
Rahovec E premte, 27 Shtator 2013 18:22

Krusha ka qenë vatër e rezistencës. Jam krenar që në këtë fshat kam qenë në luftë dhe jam krenar ti shërbej Krushës dhe atdheut tim. Kështu ka deklaruar zëvendës kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, gjatë një vizite që i ka bërë Krushës së Madhe, ku u takua me qytetarët.

Veseli foli dhe për të rënët në luftën e fundit, duke pohuar se dhembja dhe krenaria gërshetohen në këtë vend i cili dha aq shumë për liri.

“Jo vetëm se do të premtojmë, por do të realizojmë zhvillimin dhe investimet e ardhshme, autostradat e ardhshme, krahas zhvillimit të infrastrukturës, do të jenë dhe investimet në bujqësi dhe rini. Keni besim në këtë. Iu premtojmë se në vendlindjen e UkshinHotit, do ta bëjmë shembullin më karakteristik, se si arrijnë fermerët të jetojnë në vendin e vet, nga toka e tyre. Të kenë mirëqenie të mund t’i edukojnë fëmijët e vet, ta zhvillojnë familjen e vet dhe të njëjtën kohë të kenëperspektive të fuqishme, në vendin e vet....Jam krenar që kam qenë në këtë fshat gjatë luftës dhe do të jem krenar, që gjithë jetën t'i shërbej Krushës dhe atdheut tim" pohoi Veseli.

Ndërsa kandidati i PDK-së, për kryetar të komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi tha se do të vazhdojë ta vizitoj këtë fshat, për t’i parë për së afërmi problemet e banorëve atje. Ai gjithashtu pohoi se në fokus të veçantë për këtë rajon, kanë bujqësinë dhe punësimin.

“ Jeni të bindur që zoti Hashim Thaçi, KadriVeseli dhe gjithë njerëzit tjerë përgjegjës, kanë përkushtimin e madh, për të na ndihmuar. Sepse ju keni dhënë shembullin e njerëzve atdhetar e punëtorë të ndershëm e të devotshëm, për ta bërëKosovën të bukur. Kemi një vizion, për një komunë me fshatrat e saj që mbështet ekonominë, me fokus të veçantë bujqësi dhe në punësim. Një përpjekje serioze, për të hapur tregun për produktet që i prodhon rajoni ynë”, tha ai.

Edhe ministri i Bujqësisë Blerand Stavileci tha se Krusha e Madhe ka një potencial të jashtëzakonshëm bujqësor dhe se nuk do të mungoj mbështetja për këtë sektor, ashtu siç nuk ka munguar deri tani.

“ Ne si Qeveri dhe zotiVehapi , edhe kryeministri Thaçi edhe gjithë të tjerët, kemi pasur në fokus ta zhvillojmë gjithë vendin. Por një fokus i veçantë, i është dedikuar komunës së Rahovecit. Unë e them me mburrje, se nën qeverisjen e PDK-së me zotriThaci, mbështetur dhe nga kryetari Vehapi, janë bërë shumë punë të mira, projekte të çmueshme, në të gjitha sferat..Por besoj edhe shumë gjëra tëmira janë bërë në sferën e bujqësisë. Unë e di që kryetari Vehapi ne vizionin etij, një nga pikat më të forta dhe tëmëqëndrueshme, ku do ta jap maksimiumine tij,ështëbujqësia. Dhe unë dhe Qeveria e Kosovës, do të jemi në mbështetje tëprojekteve të tij, që në fakt janë kërkesa tëartikuluara nga ana juaj”, tha ai./Kosovapress/

 
 
 
comments powered by Disqus