Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 23.10.2019 05:46

​Vlora Jashanica: Ne duhet të kontribuojmē të gjithē për Kosovën tonē

Prishtinë | 04/10/2019 21:33

Kandidatja e AAK-së për deputete, Vlora Jashanica ka theksuar se kryeministri Haradinaj ka dhënē hapēsirē për individ të caktuar të pa-përfshirë në politikē më parë por të cilēt në një apo tjetër formē kanë dhënë kontributin e tyre në sfera të ndryshme në Kosovë.

Postimi i Jashanicës:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës;

Tashmë fushatës i erdhi fundi, për mua personalisht ka qenë njē tranzicion i madhë dhe sfidë e madhe kjo garē pra njēherit ka qenë edhe satisfkacion personal ky angazhim, duke besuar thellësisht se kombinimi i guximit, dijës dhe pērkushtimit është formula e vetme, për zhvillim politik, ekonomik dhe social në Kosovē.

E kemi parë se çka do tē thotë guximi dhe determinimi pēr të marrë vendime, nē dobi tē Kosovēs dhe popullit tē saj, kjo ështē dëshmuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj!

Prirë nga determinimi pēr zbatimin e vlerave demokratike njēherit pēr unifikim, Kryeministri Haradinaj ka dhënē hapēsirē për individ të caktuar të pa-përfshirë në politikē më parë por të cilēt në një apo tjetër formē kanë dhënë kontributin e tyre në sfera të ndryshme në Kosovë.

Pērkitazi me mundësitē dhe rrethanat, pa sponzorime e megjithatë mirënjohēse të gjithë atyre që kanë shprehur vullnetin e mirë pēr të sponzoruar fushatën time, kam realizuar njē fushatë modeste me mjete vetanake, mē tepër të natyrës informuese për opinionin.

U jam mirënjohëse që vetë u lajmēruan dhe u mobilizuan pēr tē më pērkrahur në kētē garë.

Marketingu mediatik sigurisht se luan njē rol të veçantē pra veçmas për të dëshmuar se kandidatët janë të përgaditur dhe kanë afinitet pēr të debatuar dhe pēr të vepruar.

Me gjithë bagazhin profesional, përfshirē edhe koordinimet dhe bashkēpunimin edhe me figura kyqe nga parti të ndryshme, bashkëpunimet me vendorët dhe po ashtu me delegacione ndërkombētare të nivelit akademik, me suksese në të gjitha fushat ku kam vepruar, pērfshirē debatet, negociatat, marrëveshjet e lidhura ndërmjet organizatave në Kosovë dhe jashtë saj, rezultatet konkrete, lobimin pēr mbrojtjen e të drejtave të njeriut, pjesëmarrjen edhe nē tryeza shkencore, përpilim dhe rishikim të strategjive në nivel nacional, besoj se tashmë kam dëshmuar afinitetin tim.

Në anën tjetēr, më duhet theksoj se njē mirēnjohje të veçantë e kam pēr rrethin por edhe shoqērinē me të cilët jemi rritur bashkē dhe të cilët pērkundēr bindjeve personale dhe apo orientimeve tē tjera politike janē solidarizuar pēr të më pērkrahur.

Me kētë, kam arritur që vizionit 100% shtet, ti sjellē votues tē rinjë duke ngritur kështu nivelin e pērkrahjes sē koalicionit AAK-PSD, veçmas nē Prishtinē dhe Lipjan por edhe nga komuna të tjera të Kosovēs!

Unë besoj se ne duhet të kontribuojmē të gjithē, për Kosovën tonē!

Besoj se demokratizimi i vendit ndodhë pērmes reformave, durimit, përkushtimit, punēs dhe bashkëpunimit me partnerēt strategjik të Kosovēs.

Besoj se drejtësia është prioriteti kyq sepse u lodhēm me padrejtësi nē tē gjitha nivelet dhe në të gjitha sferat.

Duke ju falenderuar dhe duke shpresuar qē të gjithë të japim kontributin tonē, nē të mirē tē popullit tonē, ju ftoj të votoni koalicionin AAK-PSD.

Pēr një Kosovē dinjitoze, për një Kosovē 100% shtet.

#RamushHaradinaj1

#VloraJashanica103

Temat:
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress