Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Diel, 08.12.2019 07:43

​Vjosa Osmani: Unë kam pushtet më shumë se secili kandidat i partive tjera

Prishtinë | 11/09/2019 21:53

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani ka thënë se në partinë e saj ka pushtet më shumë se çdo kandidat tjetër dhe se asnjëherë nuk ka pasur mospajtime për kandidimin e saj.

Osmani ka thënë se ka bashkuar të gjithë personat më të mirë brenda LDK-së rreth saj.    

“Unë kam pushtet më shumë se secili kandidat i partive tjera. Asnjë parti s’mund të ketë sukses pa bashkim. Unë kam ekip, kam ekip fitues dhe të shkëlqyeshëm. Ekipi të bën më të fortë se sa vendimet individuale. Në kokë vete. Tek ne askush nuk e ka ndi nevojën të largohet. Kandidimi im i ka bashkuar të gjithë në LDK”, tha ajo në Tv Dukagjin.

Osmani tha se në LDK-ja janë bashkuar rrënjësisht brenda këtyre muajve.

“Duke i bashku të gjithë. LDK-ja ka ndryshuar rrënjësisht brenda këtyre muajve. Këtë duam ta përçojmë edhe në nivel qendror”, shtoi Osmani.

“Kam dëshmuar më shumë se çdo politikanë në Kosovë konsistencë politike sidomos në vendime të rëndësishme politike ku është mbrojtur interesi qytetar”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Ish-deputetja e LDK-së ka thënë se meriton të jetë kryeministre, pasi ka një përgatitje profesionale të dëshmuar ndërkombëtarisht.

“Deri tani e kam dëshmuar se asnjëherë nuk e tjetërsoj besimin e qytetarëve. Pavarësisht komenteve, qytetarët janë ata që e dëshmojnë konsistencën time politike”, tha ajo.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress