Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 08:15

​Veseli shpalos programin për ekonomi, premton lehtësira për biznese dhe largim të monopolit

Prishtinë | 20/09/2019 16:42

Kryetari i PDK-së njëherësh kandidati për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli sot pasdite ka shpalosur një pjesë programit të tij ekonomik. Në një takim me përfaqësuesit e odave ekonomike dhe përfaqësues të bizneseve, Veseli iu ka premtuar atyre se në qeverisjen e ardhshme nuk do t’i ngarkojnë me asnjë tatim të ri, teksa theksoi se do ta ketë lehtësira konkrete në sektorin e ndërmarrsisë.

I pari i PDK-së theksoi se nën qeverisjen e tij nuk do të ketë monopol dhe bëri të ditur se do të largoi monopolin në homologimin e veturave. 

Veseli foli edhe për disa veprime tjera siç janë legalizimi i ndërtimeve pa leje, punësimi i të rinjve, fuqizimi i prodhuesve vendor dhe implementimi i Ligji për Investime strategjike.     

Për gjitha këto, kandidati për kryeministër tha se duhet të realizohen me anë të luftimit të korrupsionit.

Një ndër pikat e këtij plani, Veseli ka thënë se është krijimi i Gjykatës Komerciale, si një institucion gjyqësor i specializuar, profesional, i përshtatur për t’u ardhur në ndihmë bizneseve, duke zgjidhur në mënyrë të shpejtë dhe të drejtë të gjitha kontestet ekonomike.

Kandidati për kryeministër, ndërmarrësve gjithashtu iu adresua me një kërkesë përfaqësuesve të biznesit që mos të blejnë toka, pasi ato do t’iu jepen me qëllim për të investuar në Kosovë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të bizneseve, Veseli tha se në Kosovë nuk do të ketë monopole, e sidomos në homologim.

“S’ka ma monopol dhe nga këtu iu bëj mesazh të gjithëve që nuk ka më monopol, as një segment, as tek homologimi ka me u hap. Ka me u hap te tek gjitha për arsye se të shkon në konkurrencë. Unë nuk i shaj asnjë kompani, por në homologim ka me u hap, iu e dini për kënd e kam konkret”, tha ai./KosovaPress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress