Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 08:09

​Veseli: Qeveria ime do të ketë përfaqësimin më të lartë të grave ndonjëherë

Prishtinë | 18/09/2019 18:05

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Kadri Veseli ka deklaruar sot se lufta kundër korrupsionit është mjeti që do të përdorin për të krijuar një të ardhme më të mirë për Kosovën.

“Lufta kundër korrupsionit është mjeti dhe jo qëllimi. Qëllimi ynë është që të krijojmë një të ardhme më dinjitoze. Lufta kundër korrupsionit dhe jo vetëm që do t’i japë fund largimit të të rinjve, por do t’i fuqizojë edhe gratë”, tha Veseli në konventën e gruas demokratike.

Ai gjithashtu premtoi se në mandatin e ardhshëm do të ndërtojë rreth 300 çerdhe.

“Qeveria e ardhshme do të ketë përfaqësimin më të lartë të grave që ka pas Kosova shtet ndonjë herë. Barazinë gjinore dhe përfaqësimin. Përmes luftës kundër korrupsionit do të kursejmë fonde për t’iu mbështetur”, tha ai.

Ndërkaq, gratë e PDK-së i dhanë mbështetje kryetarit të partisë, Kadri Veseli për luftën e tij kundër korrupsionit dhe thanë se ai do të fitojë bindshëm në zgjedhjet e 6 tetorit./KosovaPress/


 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress