Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 14.10.2019 09:01

​Veseli: Në luftën kundër korrupsionit e kemi krah SHBA-në dhe BE-në

Prishtinë | 19/09/2019 22:08

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Kadri Veseli ka thënë se i ka hyrë përnjëmend që ta luftojë korrupsionin dhe nepotizmin.

“Jam i vetmi që merrem direkt me brengat e qytetarëve. Jam i vetmi që nuk akuzoj por veproj. I kam dalë përballë sfidës kundër korrupsionit me veprime konkrete. Kam filluar nga partia atë për ta ndalur atë si fenomen. Jam i vetmi që marrë vendime drejtpërdrejt dhe konkrete për perspektivën e rinisë. Jam i vetmi që mund të ruaj kontinuitet. Partneriteti me BE dhe SHBA i duhet Kosovës sa më 1998-99”, ka thënë Veseli në një intervostë për Klan Kosova.

“Të gjitha partitë kanë qenë ose janë në pushtet. E vetmja PDK dhe unë, nuk po e akuzoj askënd. Po i thërras: Ejani bëhemi bashkë për një Kosovë më të mirë. T’i japim perspektivë punësimit të të rinjve. Jam i vendosur dhe do t’i shkojë deri në fund sepse është rruga e vetme e drejtë. Ka skepticizma e di. Veprimet që i kam bërë i kam bërë pa e ditur se do të shkojmë në zgjedhje. Kur kam filluar pas 17 vitesh largimin e uzurpatorëve që në konferencën e parë ka pas skeptcizima. Për 90 ditë janë larguar të gjithë uzurpatorët nga pronat publike”, tha ai.

Veseli ka pasur edhe një mesazh për planin kundër korrupsionit.

“Mesazhi është:  Kur e shohin njerëzit që kemi vendosmëri. Plani kundër korrupsionit. Byroja anti korrupsionit do të jetë tmerr-anth për njerëzit e korruptuar. Konfiskimi i pasurisë, ligji kundër nepotizmit”, tha Veseli dhe shtoi se “Duhen ushtarë për të arritur këto suksese. Ushtarët janë gjyqësori dhe policia. Kam folur direkt dhe dikush nuk guxon as t’i përmend”.

Veseli ka thënë se nuk është që flet por që vepron.

“Unë marrë vendime që janë konkrete. Edhe të tjerët duhet të merren me probleme siç merren unë, duke nisur nga partitë e tyre. Unë e kam ndarë mendjen, luftë të pakompromis kundër korrupsionit. Do të veproj deri në fund. Kur ke shtet të pakorruptuar ke respekt më të madh edhe nga partnerët tanë, SHBA dhe BE”, ka deklaruar Veseli.

Veseli ka theksuar se në këtë beteje ai nuk është i vetëm, pork a në krah SHBA-të dhe BE-në.

“Nuk kam asgjë kundër askujt. Do të jem kundër çdo kujt që bie ndesh me ligjin. Nuk do të behët asnjë veprim që nuk është i pakoordinuar me SHBA-në dhe BE-në. Këto i kanë kërkuar ata”.

Ai ka thënë se plani i tij ka një periudhë të caktuar kohore, brenda të cilës do të ngritën mekanizma të reja për luftimin e efektshëm të korrupsionit.

Kadri Veseli ka thënë se do ta sjellë ndryshimin edhe duke u nisur nga perspektiva e vetes.

“Nuk mund të del kush kundër kur e vendos shteti. Asnjë individ nuk është më i fortë se shteti. Nuk është se po e goditi ndonjë parti. E kam filluar nga partia ime, s’kam akuzuar asnjë parti tjetër, nuk po akuzoj po veproj konkretisht”.

“Mendoj se me këtë formë kam me i mbajtur edhe fëmijët e mi në Kosovë. Nuk ka bodrum të Prishtinës që s’kam banuar si student, nuk e kam pas babën kryetar. Nuk ka myk i bodrumeve të Prishtinës që s’kam banuar. Unë jam fëmija i shtatë e di çka do me thënë me qenë i papunë apo t’i kesh motrat e vëllezërit pa punë. Po flas edhe nga perspektiva personale, nuk jam verbuar pse jam kryetar i Kuvendit”, tha ai.

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Veseli ka theksuar që 65 % të strukturave udhëheqëse të PDK-së, edhe në nivelin e nëndegëve, janë krejt të rinj që janë zgjedhur për herë të parë. “40 % e listës, të cilën e kam sot për deputetë, janë nën moshën 40 vjeçare”.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress