Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 14.10.2019 09:07

​Veseli: Do ta mposhtim korrupsionin, që ta bëjmë Kosovën ndër vendet më të zhvilluara në Ballkan

Prishtinë | 18/09/2019 23:26

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka vizituar Hoçën e Qytetit në Prizren, ku me qytetarët ka folur për luftën kundër korrupsionit.

Veseli ka thënë se zbatimi i Planit Kundër Korrupsionit do të përmirësojë radikalisht, jo vetëm funksionimin e shtetit tonë, por edhe mirëqenien e çdo banori të Kosovës.

“Me banorët e Hoçës së Qytetit në Prizren bisedova për luftën kundër korrupsionit, si rruga më e mirë për ta mbajtur rininë dhe për të ndërtuar të ardhmen që meriton Kosova. Korrupsioni prek në mënyrë të drejtpërdrejtë jetën e çdo qytetari, duke rritur koston e jetës, dëmtuar cilësinë e shërbimeve publike, pakësuar mundësitë për sipërmarrje dhe dekurajuar investitorët e ndryshëm privatë. Zbatimi i Planit Kundër Korrupsionit do të përmirësojë radikalisht, jo vetëm funksionimin e shtetit tonë, por edhe mirëqenien e çdo banori të Kosovës. Shpërndajeni nëse dëshironi transformim për Kosovën!”, ka shkruar Veseli.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress