Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 21.09.2019 01:26

​​Veseli: Do t’i pastrojmë listat e veteranëve që askush mos të abuzojë me emrin e shenjtë UÇK

Prishtinë | 11/09/2019 19:17

Kandidati i PDK-së për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot pasdite qindra veteranë të UÇK-së në Drenicë, nga ku ka paralajmëruar nismën e tij të madhe për pastrimin e listave të veteranëve nga ata mashtrues.

Veseli tha se ë qeverinë e re që do ta udhëheqë nuk do e lejojë askënd të abuzojë me luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Statusi i plotë i Kadri Veselit:

Në Drenicën heroike, me disa bashkëluftëtarë të mi, veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës, si subjekt politik i dalë nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do ta përfundojë atë që tashmë unë e kam nisur, pastrimin e listave të veteranëve të UÇK-së. Nuk e lejojmë askënd të abuzojë me luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdia e luftës së trimave tanë do të mbetet e pacenueshme, sepse njëherë e përgjithmonë do ia heqim turpin që padrejtësisht e ka njollosur për shkak të aventurave politike me veteranë të rremë.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress