Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 08:09

​Sllogani i zgjedhjeve " Votojmë për të ardhmen tonë”

Prishtinë | 20/09/2019 16:03

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka miratuar logon dhe sloganin e zgjedhjeve të 6 tetorit. Sllogani i këtyre zgjedhjeve të jashtëzakonshme do të jetë " Votojmë për të ardhmen tonë".

Nazlie Bala, anëtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tha se tri sllogne tjera janë eliminuar.

"Kemi vendosur për slloganin "Votojmë për të ardhmen tonë", tri slloganet tjera janë eliminuar", tha Bala.

Në këtë mbledhje është përcaktuar edhe tingulli për zgjedhje.

Me kërkesë të Ilir Gashit është kërkuar edhe shqyrtimi dhe miratimi i mënyrës së dërgimit të pakove të fletëvotimeve nga jashtë.

"Ne duhet të dimë që pavarësisht se ata pse jetojnë në vende të ndryshme, të bëjnë dërgesa me postë në një pako më shumë persona, për shkak të kostos. Kam një kërkesë që deri në 25 bashkatdhetarë t'i dërgojnë në një pako", tha Gashi.

Në lidhje me këtë kërkesë, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka pati mospajtim.

"Çka nëse në këto pako votat janë pavlefshme, çka me të drejtën për me u anku. Mos po krijojmë praktika të cilat nuk mund të kontrollohen nga KQZ dhe mund të na kthehen për ankimime. Dyshoj se do të kemi kokëdhimbje", tha Daka.

Besnik Buzhala, nga divizioni i Shërbimit të Votuesve tha se mjafton që secila pako të jetë e personalizuar.

"Mjafton që pako të jetë e personalizuar, kopja e dokumentet identifikues valid, secila veç e veç e jo me një pako, por si pako e personalizuar është në rregull", tha ai.

Megjithatë, Daka ka kërkuar që të mos nguten për këtë vendim, sepse sipas saj do të ketë shumë parregullsi.

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress