Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 14.10.2019 09:01

​Sherifi: Jemi të hapur për koalicion me të gjithë

Prishtinë | 20/09/2019 00:21

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Bilall Sherifi ka deklaruar se për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi që vetëm partia e parë do ta formonte qeverinë, ka bërë që qeverisja e ardhshme të varet e tëra nga partia e cila del e para.

I ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7, ai ka deklaruar se nëse koalicioni Nisma-AKR-PD del në vendin e parë, do të jetë e hapur për bisedime politike me të gjitha partitë që arrijnë të marrin ulëse në kuvend për një koalicion të mundshëm.

“Nëse Nisma del e para, atëherë do të uleshim të bisedonim me të gjitha partitë që kanë marrë mandate për të qenë pjesë e parlamentit për të krijuar qeveri të përbashkët” tha Sherifi.

Ai tutje shtoi se me LDK-në kanë marrëdhënie të mira dhe nuk e përjashton një koalicion të mundshëm me ta.

“Për një koalicion me LDK-në, e dimë që Limaj do të zhvillonte bisedime, për shkak edhe të marrëdhënieve të mira personale e korrekte me z. Mustafa”, tha ai.

Ai tutje shtoi se nëse LDK dhe VV vendosin të bëjnë koalicion “nuk do të kenë mjaftueshëm vota për ta bërë qeverinë”.

Por për Sherifin, me rëndësi është që qeveria e ardhshme të mos jetë e varur nga Lista Serbe. 

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress