Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 23.10.2019 05:45

​Pacolli zotohet që do të jetë në krahë të Drenicës

Prishtinë | 04/10/2019 21:39

Aleanca Kosova e Re (AKR) në ditën e fundit të fushatës zgjedhore ka takuar anëtarët dhe simpatizantët në komunën e Skenderajt. Nga këtu, u kërkua vota për koalicionin Nisma-AKR-PD, në mënyrë siç u tha për një perspektiv më të mirë të për të rinjtë në Kosovë.

Nënkryetari i AKR-së, Selim Pacolli  duke kërkuar votën për koalicionin e tyre u zotua që ai do të jetë në krahë të këtij qyteti historik.

“Ne nuk do të heqim dorë asnjëherë nga Drenica dhe do të jemi në krahë të Musës dhe në krahë të të gjithëve. Atëherë kur lufta mbaroj ishte më se e nevojshme që ne duhet të fillonim një luftë tjetër që  të ngrisim Kosovën në aspektin ekonomik. Që t’i mbajmë të rinjtë këtu dhe mos t’i lejojmë në asnjë mënyrë që  të shikojnë ata diku tjetër dhe perspektivën. Pikërisht se ata duhet këtu të gjejnë mënyrën e jetës, perspektivën e vet. Mos të shohin ardhmërinë e vet diku tjetër. Zotohemi që do të jemi në krah të Musës, në krahë të Drenicës të rinjve që t’i krijojmë perspektiv”, tha ai.

Gjatë këtij takimi, po ashtu u kërkua vota për 2 kandidatët për deputetë të AKR-së në Skenderaj.

Temat:
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress