Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 22.10.2019 07:30

​Osmani në Gollak: Kosova s’do të përfaqësohet më nga ata që shkatërrojnë miqësitë

Prishtinë | 22/09/2019 16:35

Me përkrahjen e fortë qytetare për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), pas 6 tetorit, Kosova nuk do të përfaqësohet më nga ata që shkatërrojnë miqësitë me parterët tanë.

Kështu ka thënë kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani gjatë një takimi sot me banorët e zonës së Gollakut.

“Me fitoren e LDK-së, Kosova do të qeveriset me duar të pastra, nga njerëz të punës dhe pendës, nga njerëz që kanë punuar me nderë. Kosova sot ka një imazh shumë të keq. Kosova sot përfaqësohet nga njerëz që kanë shkatërruar miqësitë, të cilat me shumë mund i ka ndërtuar presidenti ynë historik, Ibrahim Rugova”, tha Osmani.

Ajo pohoi se vetëm LDK-ja është parti që i ka dyert e hapura çdo kund në botë.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress