Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 23.10.2019 05:45

​Liridon Fandaj: Do ta iniciojmë organizimin e shërbimit të obligueshëm ushtarak

Prishtinë | 04/10/2019 21:20

Kandidati i Vetëvendosjes për deputet, Liridon Fandaj ka theksuar se funksionalizimin e plotë sipas mandatit që e ka Forca e Sigurisë së Kosovës, do ta realizojnë shumë më shpejt, pra brenda katër viteve, e jo dhjetë vite.

Postimi i Fandajt në Facebook:

Forca e Sigurisë së Kosovës

Funksionalizimin e plotë sipas mandatit që e ka Forca e Sigurisë së Kosovës do ta realizojmë shumë më shpejt, pra brenda katër viteve, e jo dhjetë vite. Këtë plan e bazojmë te burimet njerëzore të jashtëzakonshme të Forcës e Ministrisë që presin të drejtohen me ndershmëri dhe kompetencë dhe tek buxhetimi me 100 milionë prej vitit të parë, e për çdo vit deri në fund të mandatit. Kështu që do ta avancojmë programin dhe kushtet e edukimit në përputhje me numrin e ushtarëve të Forcës, infrastrukturën mbështetëse e kushtet e punës për ushtarakët, krah për krah me fillimin e programit për pajisjen me armatim ushtarak bashkëkohor dhe kompatibil me aleatët strategjikë. Do ta iniciojmë organizimin e shërbimit të obligueshëm ushtarak dhe civil për djemtë dhe me zgjedhje për vajzat. Ky program do të paraprihet nga një plan dy vjeçar parapërgatitjesh dhe diskutimi shoqëror. Përveç komisionit të përbashkët qeveritar me Shqipërinë për mbrojtjen dhe sigurinë, në mbështetje të planit kombëtar të mbrojtjes do të përgatisim kushtet për marrëveshjen midis Republikës së Kosovës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Shqipërisë.

erdhidita#

qeveriakurti#

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress