Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 21.09.2019 01:18

​Limaj nesër nominohet zyrtarisht për kryeministër të vendit

Prishtinë | 11/09/2019 11:47

Koalicioni NISMA-AKR-PD, do ta nominojë nesër edhe zyrtarisht, Fatmir Limajn për kryeministër të vendit.

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar se nesër edhe zyrtarisht koalicioni NISMA-AKR-PD do të mbajë Konventën, ku do të nominohet për kryeministër të vendit, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Konventa do të mbahet në Qendrën e Panaireve në Shkabaj- Bërnicë duke filluar nga ora 18:00.

Koalicioni NISMA-AKR-PD nga shumë kush po vlerësohet si përcaktuesit për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Ndërkohë që zyrtarë të Nismës e kanë vlerësuar si koalicion fitues të zgjedhjeve të 6 tetorit.

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress