Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 14.10.2019 09:04

​Limaj: Kosova nuk ka pasur politikë të jashtme

Prishtinë | 20/09/2019 15:40

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj ka deklaruar se një nga detyrat e para që e presin kryeministrin e ardhshëm të vendit është dialogu me Serbinë, pasi pa u zgjidhur çështja me Serbinë vendi nuk mund të ketë zhvillimin ekonomik që të gjithë e presin.

Limaj që ka marrë pjesë në debatin "Fol Hapur", të organizuar nga Lëvizja Fol ka paraqitur programin qeverisës të koalicionit. Aty Limaj ka folur edhe për taksën e vendosur ndaj produkteve të importuara nga shteti serb, ku ka thënë se duhet të ketë negociata edhe për taksën.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate u shpreh se vendi për të pasur investime nga jashtë duhet të zgjidh çështjen me Serbinë.

Ai tha se moszgjedhja e çështjes me Serbinë bënë që vendi të ketë probleme në integrimet evropiane, anëtarësim në mekanizma ndërkombëtar. Ai përmendi edhe mos njohjen nga pesë shtetet e BE-së.

Limaj është pyetur edhe për qëndrimin e tij për taksën, ku tha se duhet të ketë negociata për taksën dhe të pushojnë arsyet ekonomike dhe politike që të kthehen në tavolinë për dialog.

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka paraqitur programin e tij qeverisës, ku ndër të tjera ka thënë se vendi ka nevojë për qeveri reformatore.

Ai bëri të ditur se planifikojnë rreth 500 mijë euro investime në bujqësi.

Ndër prioritetet, Limaj tha se e kanë edhe sigurimin social, sigurimin shëndetësor, reformën në drejtësi, fuqizimin dhe mbrojtjen e prodhuesve vendor, si dhe fuqizimin e diasporës.

Pretendenti për kryeministër është pyetur se cili do të jetë vendimi i parë si kryeministër.     

Pyetje për Limajn ka pasur edhe për atë se kush mund të jenë bashkëpunëtorët e tij pas zgjedhjeve, ku ai tha se nuk do të pranonte të bashkëpunonte me askënd nëse nuk merren vesh për pikat programore.

Kreu i Nismës ka folur edhe për politikën e jashtme, ku ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka pasur një politikë të jashtme të mirëfilltë.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe kandidati për kryeministër është pyetur se çka mendon për komunitetin LGBT, për çka ai tha se  Kosova qëndron më mirë se të gjitha vendet tjera me aspektin kushtetuese. Limaj tha se çdo qytetar ka të drejtë të t’i gëzojë të gjitha liritë e mundshme, ai tha se e dëshiron një shoqëri të lirë ku çdo njeri ka të drejtë të shprehë ndjenjat, dëshirat, ai tha se edhe nga parimi socialdemokrat i mbështesin./KosovaPress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress