Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 23.10.2019 05:43

​​Kurti: Filozofia e pushteteve të kaluara ishte “Për vete gjithçka, për tjerët asgjë”

Prishtinë | 04/10/2019 22:19

Albin Kurti i cili synon postin e kryeministrit të Kosovës pas zgjedhjeve të 6 tetorit, në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore ka thënë se gjatë mandatit të tij do të zbardhen rastet e vrasjeve të para dhe pasluftës, me qëllim të ndëshkimit të kriminelëve dhe kthimit të borxheve ndaj familjeve.

Pretendenti për kryeministër nga LVV, në sheshin “Skëndebeu” në Prishtinë, sonte tha se filozofia e pushteteve të kaluara ka qenë për vete gjithçka, ndërsa për qytetarët asgjë.

“Filozofia e pushteteve të kaluara ka qenë për vete gjithçka dhe për të tjerët asgjë. Filozofia e Vetëvendosjes në qeverisje do të jetë për të tjerët të gjitha, për vetën asgjë. Për fitoren tonë ne nuk do t’i kemi borxh asnjë tajkuni shërbimi apo ambasada. Ne nuk do t’iu kemi borxh, obligim, e detyrim vetëm popullit. Ne do të ju shërbejmë pa rezervë, pa pushim e pa kursim.  Ne nuk jemi mbledhur sonte këtu as për të premtuar, e as për të gënjyer. As për të kaluarën, as për të tashmen e as për të ardhmen”, ka thënë Kurti.

Ai ka premtuar  pesëfishimin e buxhetit për  ndihmat sociale, nga 30 milionë euro, në 150 milionë euro. Krahas kësaj, Kurti u zotua se do të ofrojnë bursa për studentë e mundësi për arsim profesional, po ashtu shtesa mujore e vjetore për fëmijët e Kosovës.

I pari i LVV-së ka thënë se do të heqin haraqin në kufi, dhe se do hapin shkollat shqipe në diasporë. Kurti mes tjerash pati edhe dy fjalë për dialogun me Serbinë.

Kurti: Dialogu i ardhshëm do të jetë parimor e simestrik Video “Si kryeministër i ri pa vonesë do të filloj dialogun me pakicat prej poshtë e demokratik, e për zhvillim, duke përfshirë këtu pakicat serbe. Me Serbinë duam marrëdhënie të mira fqinjësore  dhe reciprocitet të plotë në marrëdhënie. Dialogu i ardhshëm do të jetë parimor e simetrik, e i përgatitur mirë. Unë do të udhëheq ekipin e ardhshëm të këtij dialogu, kontesti ynë nuk do të shtrohet me pyetjen se Cili është çmimi që do të paguajë Kosova, për njohjen e Serbisë, por cili është borxhi që na i ka neve Serbia dhe si mund të avancojmë në integrimet evropiane”, tha ai.

Ai ka shtuar  se ka shumë vrasje të pasqaruara para dhe pas luftës, të gjitha ato vrasje premtoi se do të zbardhen.

E, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca  tha se shumica e qytetarëve kanë të paktën një arsye për të qenë të pakënaqur për vendin.

“Erdhi dita për shëndetësi, do të thotë i  erdhi fundi i sëmundjes  së quajtur PAN, PAN-hajnisë. Populli jonë gjithmonë e ka ditur që me hajna nuk ka shtet. Ilaçi për Kosovën e ka numrin 126. E emrin ilaçi e ka Vetëvendosje. Populli i Kosovës me 6 tetor do të pijë këtë ilaç, dhe do ta shërojmë Kosovën një herë e përgjithmonë”, ka deklaruar ai.

Ndërsa, Arben Vitia konsideroi se sonte dëshpërimi është kthyer në shpresë, ndërsa me 6 tetor do të kthehet në fitore.

“Erdhi dita që me votën tonë t’i biemë shuplakë pafytyrësisë e paturpësisë, se këta që po ikin na i kanë marrë fytyrën. U martuan e u ndanë, e u përqafën, e u përlanë, e na bënën horë, e bënën horë shtetin. Por, tash le të bëjnë bash çfarë të duanë mes vete. Sepse erdhi dita që t’i jepet fund fyerjes që na i bënën që 20 vjet. Kosova jonë është Republikë e grave , të rinjve, mërgimtarëve, punëtorëve, bujqve dhe minatorëve. Republika e atyre që dhanë gjakun dhe jetën e atyre”, tha ai.

Saranda Bogujevci  nga LVV u shpreh e bindur që tashmë ka  ardhur dita që as edhe një familje të mos frikësohet më për fëmijët që do të migrojnë për shkak të mos punësimit. Liria tha se meritohet të jetohet me dinjitet, për çka tha se beteja e fundit do të fitohet me 6 tetor.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress