Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 16.10.2019 10:53

​Kosnett apelon votuesit: Dilni dhe votoni për të ardhmen tuaj

Prishtinë | 06/10/2019 08:07

Ambasadori amerikan Philip S. Kosnett mëngjesin e sotëm iu është drejtuar qytetarëve të Kosovës me apelin për të votuar.

Kosnett tha se çdo votë ka rëndësi, pasi është votë për vendin dhe të ardhmen e qytetarëve.

“Mirëmëngjesi votues kosovarë! Sot është dita për të dalë dhe për të votuar. Vota juaj ka rëndësi - votoni për veten tuaj, për vendin tuaj dhe për të ardhmen tuaj!”, shkroi Kosnett.

Ambasadori amerikan shpërndau edhe videon të cilin e publikoi ditë më parë në të cilën fliste për rëndësinë e votës.

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress