Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 16.10.2019 10:51

​Kosnett: Ambasada amerikane ka më shumë se tridhjetë ekipe në gjithë Kosovën

Graçanicë | 06/10/2019 12:50

Shkollën “Kral Milutin”, me numër më të madh të votuesve në Graçanicë, e ka vizituar ambasadori amerikan në Prishtinë Philip Kosnett, i cili uroi që të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike.

“Ambasada amerikane ka më shumë se tridhjetë ekipe në gjithë Kosovën, duke vizituar qendrat e votimit dhe unë kam vizituar personalisht qendrat e votimit në Prishtinë, Prizren, Graçanicë”, tha ai.

Në këtë qendër votimi të drejtën e votës e ka shfrytëzuar kryetari i SLS Slobodan Petroviq. Ai ka thënë se gjatë procesit zgjedhor janë vërejtur parregullsi në  Shtërpcë dhe Graçanicë.

Ndërsa, Vladimir Mirkiq, menaxher i shkollës “Kral Milutin” në Graçanicë, theksoi se vendvotimi është hapur me kohë dhe nuk është e evidentuar asnjë parregullsi.

“Nuk ka kurrfarë problemesh gjë të cilën mundeni edhe vetë ta verifikoni, dhe në vendvotime kemi edhe pjesëtarë të partive politike shqiptare, të cilët mund t’i pyetni edhe vet. Zgjedhjet po shkojnë mirë.  Në këtë qendër votimi është paraparë të votojnë rreth 22 mijë qytetarë”, tha ai./KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress