Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 18.09.2019 04:43

​Këto janë shtyllat e paktit kundër korrupsionit të Kadri Veselit

Prishtinë | 12/09/2019 17:09

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli ka shpalosur sot paktin e tij kundër korrupsionit me pesë shtylla dhe 25 pika. Ky plan sipas të parit të PDK-së do të çlirojë Kosovën nga korrupsioni dhe do të kursejë miliona euro.

Ai në një konferencë për media tha se plani i tij gjithëpërfshirës do ta çrrënjosë korrupsionin nga institucionet, do të përmirësojë ekonominë dhe do të mbajë  rininë në Kosovë.

Përkundër se paktin e tij e refuzuan partitë politike në Kosovë, Veseli iu drejtua qytetarëve dhe u shpreh i bindur se kjo do të zbatohet në 100-ditshin e parë të qeverisjes së tij.

Veseli duke folur për këtë paktin kundër korrupsionit i renditi shtatë pikat e planit të tij kundër korrupsionit.

“Së pari, do të krijohet Byroja antikorrupsion, kjo do të jetë një strukturë e veçantë ligj zbatuese  kundër korrupsionit që do të ndërtohet në partneritet me SHBA-të dhe BE-në...Së dyti, do të propozoj një ligj të veçantë kundër nepotizmit. Ky ligj do t’i japë fund punësimeve familjare dhe partiake në institucionet shtetërore. Duke përfshirë këtu institucionet e shëndetësisë, arsimit dhe sigurisë. Me këtë ligj do të rritet transparenca në mënyrë maksimale, do të krijohen shanse të barabarta. Së treti, unë si kryeministër do të rikthej besimin e publikut  në sistemin gjyqësor dhe polici përmes vettingut...Së katërti, do të themelohet fondi i konfiskimit. Keqbërësit dhe të korruptuarit nuk kanë për të gëzuar pasurinë me aktivitete kriminale, sepse ajo do të konfiskohet...Së pesti, do të krijohet një komision i përhershëm parlamentar kundër korrupsionit. Ky komision do të kryesohet nga opozita për të garantuar paanshmërinë, me anë të kësaj do të rrisim presionin dhe kontrollin e legjislativ ndaj institucioneve publike. Së gjashti, ka të bëjë me legalizimin e 350 mijë ndërtimeve pa leje, ku mbahen të bllokuara miliarda euro kapital...Së shtati, do të instalohet parimi i përgjegjësisë civile për zyrtarët publikë”, u shpreh Veseli./KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress