Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 12.11.2019 10:34

​Haradinaj: Gjakova me konceptin 100% shtet rikthehet në kryeqytet ekonomik

Prishtinë | 11/09/2019 22:31

Kandidati i koalicionit AAK-PSD për kryeministër, Ramush Haradinaj në takim me zejtarët gjakovarë, ka theksuar se gjatë qeverisjes ka punuar për ta vendosur Gjakovën në hartën e tregjeve rajonale.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Gjakova me konceptin 100% shtet rikthehet në kryeqytet ekonomik!

Në takim me zejtarë gjakovarë, theksova se gjatë qeverisjes i kemi ndërlidhë veprimet, përmes zgjerimit të rrugës së Dollcit, Zonës Ekonomike Amerikane dhe investimeve tjera rreth 60 milionë euro, për ta vendosur Gjakovën në hartën e tregjeve rajonale, si dhe shpalosa pjesë nga programi qeverisës, që janë garancë për fuqizimin e sipërmarrësit tonë. Sipërmarrësit zejtarë kanë perspektivë, mundësi për zgjerim të biznesit dhe gjenerim të vendeve të punës dhe me vizionin tonë, ata do të zhvillohen si vlerë e shtuar e ekonomisë sonë.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress