Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 21.09.2019 01:21

​Haradinaj: AAK-së i bashkohen 250 anëtarë të PDK-së

Prishtinë | 10/09/2019 21:16

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se në Greme të Ferizajt, u ka uruar mirëseardhje mbi 250 anëtarëve të PDK-së, të cilët rrugëtimin politik kanë vendosur ta vazhdojnë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Postimi i Haradinjat në Facebook:

Interesim i jashtëzakonshëm i qytetarëve që të bëhen pjesë e vizionit të Aleancës, si konfirmim i fuqishëm i vendimeve tona të mëdha. Në Greme të Ferizajit, i nderuar t’iu uroja mirëseardhje në familjen tonë të madhe, mbi 250 anëtarëve të PDK-së, të cilët rrugëtimin politik kanë vendosur ta vazhdojnë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Askush nuk mundet më shpejt t’i sjellë vendit zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës, pos atyre që ishin në detyrë kur është dashur të ndalej lodhja dhe dorëzimi. Së bashku për jetësimin e konceptit 100% shtet, si vazhdimësi dhe zotim.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress