Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 23.10.2019 05:46

​Butrint Batalli: Rinia do të jetë kryefjala, dhe asaj do t'i dedikohem fort

Prishtinë | 04/10/2019 21:04

Butrint Batalli, kandidat i PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës thotë se ka kaq shumë fuqi dhe bukuri në rininë.

Të rinjtë shikojnë botën me sy të freskët dhe vendosmëri të gjallë, sipas tij, dhe janë kërkues dhe krijojnë një ndryshim shumë të nevojshëm për shoqërinë.

“Gjatë këtyre ditëve pata rastin të takoj shumë student, të reja dhe të rinjë anë e mbanë Kosovës.

Rinia është një ndër asetet kryesore të vendit dhe që ekonomia e Kosovës të lulëzojë në kushtet e sotshme të globalizimit, është e nevojshme që të rritet sa më shumë cilësia e burimeve njerëzore për t’i bërë ato sa më konkurruese në nivel ndërkombëtar. Modeli më i suksesshëm ekonomik sot në botë është ai i ekonomisë së bazuar në dituri dhe kjo do të thotë që kërkesë e kohës është që arsimi në Kosovë të jetë sa më ngushtë i lidhur me kërkesat e ekonomisë.

Rinia do të jetë kryefjala, dhe asaj do t'i dedikohem fort.

Do të jem zëri juaj, shpresa e rinisë për të ecur para!

Faleminderit rini e tashmja dhe e ardhmja jonë!

#PDK112 ✅

#KadriVeseliKryeminister1 ✅

#ButrintBatalli13 ✅ @ Kosova”, thotë ai.


 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress