Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 21.09.2019 01:25

​Besart ​Dreshaj: Besëlidhja me qytetarët është e shenjtë

Prishtinë | 10/09/2019 12:51

Në mesin e kandidatëve për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës është edhe Besart Dreshaj, anëtar i këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie dhe nënkryetar i degës së LDK-së në Istog.

Dreshaj që ka numrin 46 në listë thotë se kërkon votën për të përfaqësuar qytetarët me dinjitet pasi besëlidhja siç shprehet ai me qytetarët është e shenjtë për të.

“46 është numri im. Vota e Juaj për mua është besim për t’ju përfaqësuar me dinjitet, ndërsa besëlidhja me ju për mua është e shenjtë! Me LDK, me Vjosën Kryeministre!”, tha ai.

Dreshaj shtoi se përfaqësimi i qytetarëve buron nga komunikimi dhe lidhja e drejtpërdrejtë me ta dhe jo nga zyrat apo tavolinat mediatike.

“Politika, politikëbërja, përfaqësimi, burojnë nga komunikimi dhe lidhja e drejtpërdrejtë me qytetarët, me sovranin. Ato nuk burojnë nga zyrat, as nga tavolinat mediatike. Unë jam aty ku flitet për sfidat, për projektet, për mundësitë”, përfundoi Dreshaj.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress