Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 16.10.2019 10:55

​Ambasadori Philip Kosnett uron që të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike

Prishtinë | 06/10/2019 12:00

Shkollën “Kral Milutin”, me numër më të madh të votuesve në Graçanicë, e ka vizituar ambasadori amerikan në Prishtinë Philip Kosnett, i cili uroi që të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për të ardhmen e tyre. Ndërsa, Vladimir Mirkiq, menaxher i shkollës “Kral Milutin” në Graçanicë, theksoi se vendvotimi është hapur me kohë dhe nuk është e evidentuar asnjë parregullsi.

Ai ka mohuar të ketë pasur ndonjë lëshim në këtë vendvotim, derisa tha se të drejtë vote në këtë qendër votimi kanë rreth 22 mijë qytetarë.

Vërehet një interesim i madh i banorëve të Graçanicës dhe Llapnasellës për të votuar, ku sipas KQZ, deri në orën 11:00 në Graçanicë kanë votuar rreth 15 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Ndryshe, sot në Kosovë po mbahen zgjedhjet e parakohshme nacionale, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale.

Të drejtë vote kanë 1 milion e 937 mijë e 869 qytetarë. Numri i Qendrave të Votimit (QV) është 895 derisa numri i votuesve të ri që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës është 111 mijë e 733 votues./KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress