Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 23.10.2019 05:48

​Ali Berisha: 6 tetori do të jetë referendum për të ardhmen e vendit

Prishtinë | 04/10/2019 21:54

Kandidati i AAK-së për deputet, Ali Berisha ka theksuar se të dielën nuk do të jetë vetëm ditë zgjedhjesh, por 6 tetori do të jetë edhe referendum për të ardhmen e vendit.

Postimi i Berishës në Facebook:

Të dielën nuk do të jetë vetëm ditë zgjedhjesh, por 6 tetori do të jetë edhe referendum për të ardhmen e vendit. Kosova ndodhet para një udhëkryqi që me një udhëheqje të gabuar do të jetë fatale për shtetësinë e Kosovës! Vendimet e qeverisë Haradinaj për parandalimin e skenarëve të dëmshëm për ndarjen e Kosovës nuk guxojmë t’i lëmë në mëshiren e fatit që ta rrezikojmë tërë procesin e shtetndërtimit dhe ta vëm në pikëpyetje ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës. Vota për numrin 119, i koalicionit AAK-PSD, të prirë nga Kryeministri Haradinaj, është votë që determinon të ardhmen dhe është garanci e shtetësisë!

Sonte me këtë tubim impozant në bashkësinë territoriale të Baranit, transmetuam këtë porosi të rëndësishme dhe i dhamë fund fushatës elektorale për zgjedhjet e 6 tetorit.

Uroj që këto zgjedhje të jenë demokratike dhe fer. Te dielën ju ftojë që të dilni e të votoni masovikisht që fitorja të ketë legjitimitet të plotë.

Faleminderit dhe na priftë e mbara.

#AAK119 #AB29 

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress